Telegrafi

Një objekt misterioz i bardhë shfaqet në qiellin e Illinois

Policia në një qytet të Illinois po përpiqet të identifikojë një objekt misterioz të bardhë që shihet duke fluturuar në qiellin e ditës.

Dëshmitarët e kanë përshkruar objektin si një tullumbace të bardhë, derisa një turmë u mblodh për ta parë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet po përpiqen ta identifikojnë objektin por nuk besojnë se e ka origjinën nga hapësira apo të jetë ndonjë balonë spiune.

Në anën tjetër Shërbimi Kombëtar i Motit tha se nuk kishte lëshuar asnjë balonë në zonë kohët e fundit. /Telegrafi/