Telegrafi

Një nxënëse në Shkup ka përgatitur listë me kërcënime për nxënësit tjerë, rasti paraqitet në polici

Një nxënëse nga Shkupi kishte bërë një listë me kërcënime ndaj nxënësve tjerë në një shkollë të Shkupit.

Këtë rast rast në polici e ka raportuar një grua 47-vjeçare, ndërsa nga MPB bëjnë të ditur se për rastin në fjalë janë njoftuar të gjitha organet kompetente.

“Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në SPB-Shkup se në një shkollë fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë listë me kërcënime për nxënës tjerë. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori, po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.