Site icon Telegrafi

Një nxënëse 18-vjeçe në Gjermani vritet nga një bashkëmoshatar, arrestohet pas dy orësh ndjekje

Në qytetin e St Leon-Rot në jugperëndim të Gjermanisë, një vajzë 18-vjeçare u vra sot në një shkollë të mesme, njoftoi policia gjermane.

Policia njoftoi fillimisht se vrasësi i dyshuar, gjithashtu nxënës i shkollës, aktualisht ishte në arrati, duke thënë se nuk kishte rrezik për personat e tjerë në shkollë, transmeton Telegrafi.

Vrasësi i dyshuar, gjithashtu një 18-vjeçar, u largua nga zona, por policia e kapi atë pas një ‘gjuetie’ prej dy orësh e gjysmë, thanë autoritetet.

Autoritetet dyshojnë se marrëdhënia mes vajzës dhe të dyshuarit mund të ketë luajtur rol në vrasje.

Një reagim masiv i policisë pasoi pas alarmit të sotëm dhe në shkollë u dërguan automjete të shumta policie dhe një helikopter.

Sipas njoftimit të policisë, shkolla është evakuuar dhe nxënësit janë dërguar në vend të sigurt.

Shkolla e mesme private u themelua në vitin 1998 jo shumë larg qytetit të Heidelberg me iniciativën e prindërve.

Sipas të dhënave të shkollës, aktualisht 685 nxënës mësohen nga një staf prej 85 mësuesish. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version