Site icon Telegrafi

Një nxënës përfundon në polici, ka ngritur flamurin shqiptar në një shkollë të Velesit

Një nxënës i një shkolle të mesme në Veles, ka përfunduar në polici pasi është denoncuar nga drejtori i shkollës. Problemi ka qenë se ai ka shpalosur flamurin shqiptar në oborr të shkollës.

“Sot (30.11.2023) në ora 10.00 në SPB Veles, drejtori i shkollës së mesme ka denoncuar se në oborrin e shkollës një nxënës ka shpalosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.

Në praninë e punëtorit social me të miturin është kryer bisedë zyrtare, kurse flamuri është marrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version