Telegrafi

Një nxënës në Mitrovicë hedh sprej në shkollë, intervistohen dy persona

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se një nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës në Kqiq të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 11:31.

“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 17.03.2023-11:31. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë dhe i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/