Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se një nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës në Kqiq të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 11:31.
“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 17.03.2023-11:31. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar- nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj kosovarë dhe i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/