Site icon Telegrafi

Një nxënës hedh sprej në një shkollë në Batllavë, pesë persona marrin tretman mjekësor

Një nxënës në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës ka hedhur sprej në korridoret e shkollës, ndërsa si pasojë pesë nxënës tjetër kanë marrë tretman mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se  në një shkollë të fshatit Batllavë një person ka përdorur sprej, ndërsa si pasojë pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur sot në ora 09:30. Dyshohet se kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të disa personave.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Batllavë, saktësisht në një shkollë nga një person është përdorur një sprej, nga i cili tretman mjekësor kanë kërkuar 5 persona. Dyshohet se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave”, tha Ahmeti.

Njësitet policore po merren me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version