Telegrafi

Një nuse amerikane u godit për vdekje me veturë nga një shofere e dehur, vetëm pak orë pas dasmës

Një nuse amerikane humbi jetën vetëm disa orë pas dasmës së saj, kur një shofere e dehur goditi veturën e porsamartuarve në rrugë.

Samantha Miller (34) vdiq në një aksident automobilistik në Karolinën e Jugut, transmeton Telegrafi.

Të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet me të, mes tyre edhe dhëndri.

Dhëndri, Aric Hutchinson, ka pësuar lëndime në tru dhe fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike.

Nëna e tij, Annette Hutchinson, shkroi se si mori një çantë me unazën e martesës së djalit të saj në spital, pesë orë pasi gruaja e tij tashmë e vdekur ia vuri në gisht, raporton The Guardian.

E dyshuara Jamie Lee Komoroski ishte duke vozitur një veturë të marrë me qira dhe lëvizte me 105 km/h në momentin e aksidentit, dhe shkeli pedalin e frenit për një kohë të shkurtër para se të përplasej në automjetin e çiftit të porsamartuar.

Kufiri i shpejtësisë në atë zonë është 40 km/h. Ajo po akuzohet për vrasje dhe ngasje në gjendje të dehur. Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me 25 vjet burg. /Telegrafi/