Telegrafi

Një numër rekord kërkesash për biletat e Euro 2020, vetëm për finalen rreth dy milionë kërkesa

Federata Evropiane e Futbollit mori një numër rekord kërkesash për raundin e parë të shitjeve të biletave për Kampionatin Evropian, i cili do të luhet në 12 qytete evropiane vitin e ardhshëm.

UEFA njoftoi se ka marrë deri në 19.3 milionë kërkesa për bileta 1.5 milion për fazën e parë të shitjes nga 12 qershori deri më 12 korrik.

Në të njëjtën kohë në vitin 2015, vetëm 11 milionë bileta për Euro 2016 u regjistruan në Francë, e cila ishte atëherë rekord.

Kampionët e Euro 2016

Vetëm për finalet, që do të luhet në Wembley më 12 korrik të 2020, kanë bërë kërkesë 1.9 milion persona.

Raundi tjetër i shitjeve do të fillojë në dhjetor pasi të mbahet një lotari më 30 nëntor. Pas kësaj, miliona bileta do të jenë në dispozicion të fansave nga vendet që marrin pjesë në kampionat.

Le të kujtojmë, Euro 2020 do të luhet në Glasgow, Dublin, Londër, Bilbao, Amsterdam, Munich, Romë, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Shën Petersburg dhe Baku. Të dy gjysmë-finalet dhe finalet do të luhen në Wembley. /Telegrafi/