Site icon Telegrafi

Një numër njerëzish në gjendje kritike pasi kanë rënë “përmes akullit” në një liqen në Angli

Një numër njerëzish janë në gjendje kritike pasi kanë rënë “përmes akullit” në një liqen në Solihull, Angli.

Shërbimi i Zjarrfikësve në West Midlands ka bërë të ditur se një operacion kërkimi dhe shpëtimi po vazhdon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Policia e West Midlands theksoi: “Ne jemi aktualisht në skenën e një incidenti të rëndë në Babbs Mill Park, Fordbridge Road, Kinghurst, Solihull”.

“Një numër njerëzish janë nxjerrë nga një liqen dhe po transportohen në spital. Ata besohet se janë në gjendje kritike”.

https://twitter.com/martinpmurray/status/1602007181372624897?s=20&t=q7m9kjAjIm_SU2A00zSmTg

Ndërkohë një dëshmitar ka rrëfyer për Sky News, duke thënë: “Pashë zjarrfikësit në liqen që thyenin akullin”.

Ai tregoi se pa një numër njerëzish në ankth, duke përfshirë tre duke marrë kujdes mjekësor.

Babbs Mill Park është një rezervë natyrore lokale, me një liqen dhe pyje. /Telegrafi/

Exit mobile version