Një numër i mjeteve janë gjetur të fshehuara nën një oxhak, në kompleksin e kampit të përqendrimit Auschwitz.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, thikat, pirunët, gërshërët dhe disa mjete të tjera u zbuluan në Bllokun 17, i cili mendohet të ketë strehuar të burgosur me aftësi artizanale.
Ende është e paqartë pse të burgosurit i kanë fshehur këto mjete në oxhak, megjithatë, një njoftim për shtyp nga Fondi Kombëtar i Austrisë thotë se arsyet e mundshme mund të përfshijnë, qepjen dhe riparimin e rrobave, ose ndonjë përgatitje për një arratisje.
Auschwitz, një kamp nazist në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte epiqendra e gjenocidit kundër hebrenjeve të Evropës.
Në katër vjet e gjysmë, Gjermania naziste vrau sistematikisht të paktën 1.1 milion njerëz atje, gati një milion prej tyre ishin çifutë./Telegrafi/