Legjendari Keanu Reeves e kaloi këtë të premte dhe të shtunën në Kroaci në Opatija.
Ai ka qëndruar në hotelin luksoz Navis dhe stafi ka treguar shkurt: “Ai është një njeri krejtësisht normal, sikur të mos jetë një aktor i famshëm”, shkruan klix.ba.
Siç tha menaxheri i hotelit, Krunoslav Kapetanovic, Reeves ishte i kënaqur me akomodimin, mjedisin natyror dhe kuzhinën.
Reeves mbërriti në Kroaci me producentin Gard Hollinger, me të cilin themeloi kompaninë amerikane ‘Arch Motorcycles’ në vitin 2011, ndaj spekulohet se arsyeja e ardhjes së tyre lidhet me motoçiklizmin.
Siç dihet, afër Opatija ndodhet pista Preluk ku u mbajt Kampionati Botëror i Motoçikletave në vitin 1940.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Kroaci, Reeves dhe Hollinger shkuan në Lubjanë.
Mediat sllovene njoftuan se aktori ka vizituar pronarin e kompanisë ‘Akrapovich’, e cila është një nga prodhuesit më të njohur në botë të sistemeve të shkarkimit. /Telegrafi/