Site icon Telegrafi

Një person theret për vdekje me thikë, policia rrethon një xhami në qendër të Londrës (Video)

Një kërkim për një të dyshuar është në zhvillim pasi një njeri u ther për vdekje në Londrën qendrore.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, viktima u gjet me plagë të thikës në Cunningham Place, pranë Parkut të Regentit, në orët e pasdites dhe vdiq në spital.

Autoritetet kanë thënë se sulmi ishte i lidhur me veprimtarinë e policisë në xhaminë e afërt të Londrës Qendrore.

Një zëdhënëse konfirmoi se goditja nuk ishte e lidhur me terrorizmin dhe tha se oficerët po vazhdonin të kërkonin sulmuesin, i cili supozohet se kishte tentuar të fshihet brenda xhamisë.

Pamjet e publikuara në mediat sociale thuhet se tregojnë zyrtarët e armatosur që qëndrojnë roje jashtë xhamisë në Park Road, rreth gjysmë milje nga vendi ku u gjet i theruri me thikë. /Telegrafi/

Exit mobile version