Në shenjë falenderimi për besnikërinë e treguar ndër vite, rrjeti i qendrave tregtare Bau Market, ka organizuar lojën shpërblyese “Bau me banesë”, përmes së cilës dhuron tri banesa.
Javën që shkoi, përmes transmetimit direkt në TV dhe faqes zyrtare të Bau Market në Facebook, u bë ndarja e banesës së parë në Prishtinë. Klientë të shumtë kanë bërë blerje prej kur ka filluar loja, e fatin për të fituar banesën e parë e kishte Agim Xhuraj, edhe pse fillimisht nuk kishte shpresa se do të ishte ai fituesi.
“Fati është mbret i botës”, shprehet ai deri sa pranon çelësat e banesës së re nga vetë drejtori menaxhues i Bau Market, Visar Prenku.
Tani, kanë mbetur edhe dy banesa të tjera për këtë vit. Pajimi me kartelën e klientit besnik “Bau Card”, përveç që ju siguron zbritje në çdo blerje, ju mundëson edhe të bëheni pjesë e lojës shpërblyese për çdo blerje në vlerë prej 20 euro.
Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar njërën nga dy banesat e mbetura.