Një burrë qëndron i ulur në një bar dhe shikon pijen e tij. Ai qëndron ashtu rreth gjysmë ore. Pastaj, një tip problematik i afrohet ia merr gotën dhe ia pi pijen. Në moment personi fillon të qajë.
– Mos kështu të lutem, vetëm bëra shaka. Ja po ta paguaj një pije…
– Nuk është puna aty. Kjo ishte dita më e keqe në jetën time. Fillimisht, më zuri gjumi dhe u vonova në punë, shefi më shkarkoi nga puna. U largova nga ndërtesa, kur dola jashtë pashë se ma kishin vjedhur veturën, ndërsa polica nuk mund ta gjejë. Mora një taksi për të shkuar në shtëpi, kur dola vërejta se e kisha harruar kuletën brenda, ndërsa taksisti iku. Hyra në shtëpi, e gjeta gruan time duke më tradhtuar me kopshtarin. Ika nga shtëpia erdha në këtë bar dhe kur po mendoja t’i jepja fund jetës, ti ma pive edhe helmin që pata…