Një ngatërresë teknike bëri që imazhi i Justin Bieber të shkaktojë të qeshura në internet, me fansat që pyesnin se ku i rruan ai këmbët…të paktën bazuar në këtë shkëmbim gazmor të tabelave që ka bërë që reklama e tij të ngatërrohet përgjysmë me një reklamë të linjës së të brendshmëve të Kim Kardashianit.
Tabela gjigante e kullës “Balenciaga” në një ndërtesë në Sunset Strip të Los Angelesit, e shfaqi artistin Bieber duke pozuar me xhaketë lëkure – por siç mund ta shihni, ai ka humbur gjysmën e poshtme diku gjatë rrugës, shkruan TMZ.
Në vend të barkut dhe këmbëve të poshtme të tij me veshje serioze, ju shihni një pjesë të poshtme të trupit që i përket dikujt tjetër, dhe në dukje ato i përkasin një femre që reklamon “SKIMS” – kompaninë e të brendshmëve të Kim Kardashianit.
Është mjaft qesharake – duket pothuajse e qëllimshme për shkak të asaj se sa mirë lidhet pjesa e sipërme e Justin Bieber me pjesën e poshtme të ‘SKIMS’.
Edhe krahët e modeles së markës “SKIMS” duket se përputhen pothuajse në mënyrë perfekte me këngëtarin e famshëm kanadez.
Sigurisht, ky duhej të ishte një gabim masiv, por mendohet se në fakt fotografia mund të jetë shkrepur në momentin e shkëmbimit të reklamave me njëra-tjetrën.
Mjaft artistike siç është – dhe ndoshta një shenjë e një bashkëpunimi të ardhshëm të Justin Bieber me markën “SKIMS”. /Telegrafi/