Një nga yjet më të njohur në botë ka filluar të duket shumë ndryshe – dhe për këtë po flet edhe bota e astronomisë.
Ylli i quajtur Betelgeuse, e ka zbehur shkëlqimin e tij në mënyrë të konsiderueshme, saqë mund ta shihni ndryshimin me sy të lirë, transmeton Telegrafi.
Ka spekulime se kjo errësirë do të thotë që Betelgeuse do të shndërrohet në një supernovë, e cila ka emocionuar disa adhurues të astronomisë.
Betelgeuse është një yll gjigant i kuq në yjësinë Orion, një nga yjësitë më të njohura në qiellin e natës.
Ylli është afërsisht 10 herë më i madh se dielli ynë në masë.
Profesori i asociuar Michael Brown tha se gjatë muajve të fundit Betelgeuse është venitur në shkëlqim, gjë që e bën tërë yjësinë të duket pak e çuditshme.
“Për shkak se Orioni është një yjor kaq i njohur për astronomët, qofshin profesionistë apo amatorë, thjesht duket çuditshëm tani, i cili normalisht është një yll i kuq me të vërtetë i ndritshëm, dhe tani është dukshëm më i dobët se zakonisht”, tha ai.
“Fakti që është bërë kaq i dobët në krahasim me normalen ka tërhequr vërtet vëmendjen e njerëzve”.
Is #betelgeuse about to go supernova? It has suddenly and rapidly decreased in brightness by a factor of 2 – noticeable to the naked eye. pic.twitter.com/VppN3X7tBL
— Dr David Boyce (@DrDavidBoyce) December 20, 2019
Shumë astronomë janë të sigurt se Betelgeuse do të shkojë në supernova në një moment, por ka shumë të ngjarë të ndodhë dhjetëra mijëra vjet nga tani.
“Nëse Betelgeuse shpërthen vërtet si një supernovë, kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyeshme për ne të studiojmë se si yjet masivë shpërthejnë dhe të kuptojnë më mirë evolucionin yjor dhe brendësinë yjore”, tha Dr Brown.
Sipas Dr Brown, shumica e astronomëve pajtohen se ai është ndoshta vetëm një pjesë e një cikli natyror. /Telegrafi/
With all the buzz about the red giant star Betelgeuse visibly dimming, remember that Aboriginal Australians observed and recorded this in oral tradition long ago!@AboriginalAstro @IndigenousXLtd @ABCIndigenous @IndigGrapevine @DeadlyScience @AAVSO @SPACEdotcom @SpaceAusDotCom pic.twitter.com/7M3oSuYgEt
— Duane Hamacher (@DuaneHamacher) December 26, 2019