Site icon Telegrafi

Një nga ushtrimet më të mira për ta parandaluar shtypjen e lartë të gjakut

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 25% të njerëzve janë të prekur nga shtypja e lartë e gjakut.

Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni shkakton ekstra stres në enë të gjakut dhe në organe vitale, transmeton Telegrafi.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kanotazhi mund të jetë një nga ushtrimet më të mira për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut.

Kanotazhi kombinon shpenzimin e kohës jashtë një ambienti të mbyllur me një ushtrim që është i shëndetshëm për zemrën, e gjithashtu mund të kombinohet edhe me muzikë.

Për t’i korrur efektet më të mira shëndetësore, mundohuni që ta mbani pulsin e zemrës në nivel të moderuar.

Siç thotë shoqata e lartcekur, aktiviteti fizik jo vetëm se ndihmon në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut, por edhe ndihmon në menaxhimin e peshës, e forcon zemrën dhe i zvogëlon nivelet e stresit.

Një peshë e shëndetshme, një zemër e fortë dhe një shëndet i mirë emocional janë krucial për shtypjen e gjakut.

Ndër aktivitetet tjera të mira fizike janë edhe vrapimi, çiklizmi dhe noti. /Telegrafi/

Exit mobile version