Arthur Wagner, një politikan në shtetin lindor Brandenberg, është bërë mysliman. Alternativa e tij për Gjermaninë (AfD) hyri në Bundestag vitin e kaluar pas një fushate populiste, anti-islame.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë partia e ekstremit të djathtë, Alternativa (anti-Islame) për Gjermaninë (AfD) që ka konfirmuar të martën raportet në mediat gjermane se një nga politikanët e saj, Arthur Wagner, është konvertuar në Islam.
Wagner, një anëtar kryesor i AfD në shtetin lindor të Brandenburgut, dha dorëheqjen nga posti i tij në komitetin ekzekutiv kombëtar të partisë më 11 janar për arsye personale, ka thënë zëdhënësi i AfD, Daniel Friese.
“Partia nuk ka problem me këtë”, ka shtuar Friese.
Ai këmbënguli se partia kombëtare e AfD-së përfshinte grupe që përfaqësonin interesat e myslimanëve, si dhe të krishterët dhe homoseksualët.
Wagner, një gjerman me origjinë ruse, kishte qenë përfaqësues i AfD-së që nga viti 2015. Ai ishte anëtar i komitetit shtetëror me përgjegjësi për kishat dhe bashkësitë fetare.
Para se të bashkohej me partinë anti-islamike, anti-imigracionit, ai ishte anëtar i Kristian Demokratëve të kancelares Angela Merkel (CDU).
Wagner refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetës gjermane Tagesspiegel, i cili së pari njoftoi kthimin e tij në besimin islam.
“Kjo është çështje ime private”, i tha ai gazetës. Por ai tha se nuk kishte asnjë përpjekje nga partia për ta detyruar atë të jepte dorëheqjen.
AfD hyri në parlamentin kombëtar të Gjermanisë, Bundestag, për herë të parë pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit – duke u bërë partia e tretë më e madhe. /Telegrafi/