Ky është sezoni i perishaneve dhe i bukurisë
Nuanca e artë do të jetë një nga trendët më të ngrohtë të grimit këtë sezon festash, ndërsa tani është koha më e mirë për të filluar të përsosni dukjen tuaj, transmeton Telegrafi.
Dukje dramatike
Nuanca ngjyrë ari mund të duket e frikshme për dikë që nuk i pëlqen shkëlqimi, ngjyra e shndritshme dhe metalike, por në fakt është një dukje që u rri mirë të gjithave, ndërsa me të mund të jeni aq delikate ose të guximshme sa të doni.
Kur flasim për ngjyrë ari, në të vërtetë nënkuptojmë të gjitha tonet kufizuese, të tilla si gërshetimi me nuanca të ngjyrës së verdhë të ndritshme ose të errëta ari.
Rregullat mbeten të njëjta, mos përzieni grimin e mbrëmjes dhe ditës. Zgjidhni ngjyrën tuaj të artë të preferuar, e cila i përshtatet më së miri tonit të lëkurës dhe ngjyrës së syve tuaj.
/Telegrafi/