Një nga trajnerët më të mirë në botë të basketbollit, David Blatt, ka zbuluar se vuan nga skleroza e shumëfishtë. Amerikani është trajner i Olympiacosit dhe klubi grek ka publikuar një mesazh srategut duke zbuluar detaje rreth trajtimit të sëmundjes.
Blatt mësoi për diagnozën në fund të sezonit të kaluar në Euroligë, ai menjëherë u njoftua nga stafi mjekësor i Olympiacosit, por kjo është hera e parë që ei ka pranuar publikisht se vuan nga sëmundja.
“Ndonjëherë jeta papritmas fillon të hedhë gjëra të ndryshme te ne pa asnjë arsye të veçantë. Këto janë momentet që duhet të identifikohesh vetë”, shkruan Blatt.
“Kur kuptova se vuaja nga skleroza progresive e shumëfishtë, pas tronditjes fillestare, të qara dhe gjithçka tjetër që më shkoi me të dhe pasi kuptova që së shpejti jeta ime mund të ndryshojë në mënyrë drastike, vendosa që mos të tërhiqem, por thjesht të rregulloj disa gjëra dhe gjeta mënyra për të vazhduar. Detyrimi im është që tani të jap një shembull për të gjithë ata që vazhdojnë të vuajnë me jetën dhe që kurrë nuk duhet të heqin dorë ”, thuhet në letër.
Blatt ka fituar kampionatin evropian me Rusinë gjersa me të njëjtit është renditur në pozitën e tretë në Lojërat e Olimpike të Londrës në vitin 2012.
Në vitin 2014, ai u zgjodh si trajneri më i mirë i Euroligës dhe shkoj në NBA, ku merr përsipër Cleveland Cavaliers, me të cilin ka luajtur në finalen e NBAsë së vitit 2015 kundër Golden Stat Warriors. /Telegrafi/
David Blatt: I was diagnosed with primary progressive multiple sclerosis https://t.co/L41heWoiex
— Sportando (@Sportando) August 19, 2019