Site icon Telegrafi

NJË NGA MË TË NXEHTAT

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Roland Gjoza

ajo ka vënë paruke ngjyrë platini
fytyrën ka grimuar dhe pudrosur
prej të kuqit të buzëve që ka përdorur
goja i bën spikamë të madhe
dhe qafa i është rrudhosur
por ende ka të pasmet e një vajze
dhe këmbë të mira
ka veshur pantallona blu, që ia heq
bluzën ia ngre dhe te TV që dridhet
e bëjmë në këmbë.
duke u kapërthyer i biem rrotull dhomës
(e kam shkërdhyer varrin, them me vete,
dhe vdekjen e kam sjell mbrapsht te jeta, e mrekullueshme kjo
sa e mrekullueshme
si të hash ullinj të ngrirë në 3 të mëngjesit,
ndërsa gjysma e qytetit është përfshirë nga flakët.)

ju djem zhvirgjëroni çupka të reja
dhe mua më lini një plakë të nxehtë me taka të larta
me të pasmet që e kanë harruar pleqërinë

e natyrshme, ju i lini ato pastaj
ose pini si derrat
dhe kjo është e njëjta
gjë.

ne pijmë verë për disa orë dhe shohim TV
dhe kur shkojmë në shtrat
për të fjetur e fikim atë
ajo pastaj lë dhëmbët në gotë
për tërë natën.

Exit mobile version