Telegrafi

Një nga shtatë persona nuk mban orë dore

Dhe pse 86 për qind e njerëzve mbajnë ende orë dore, të rinjtë shumë më pak e kanë këtë shprehi.

Ka kaluar koha kur e kishit të domosdoshme që kur të dilni nga shtëpia të mbani orë, për shkak të vlerës së saj praktike. Ora përveç funksionit të saj themelor shprehte edhe statusin shoqëror material. Sot ata që merren me prodhimin e dhe shitjen e orëve të dorës, kanë frikë se viteve të fundit ka shumë tendenca, që të mbahet sa më pak ora e dorës.

Humbja e shprehisë së mbajtjes së orës, padyshim ka të bëjë edhe me teknologjinë dhe përdorimin e disa pajisjeve të tjera që tregojnë kohën e saktë. Tek telefonat celularë të domosdoshëm, tek laptopët si dhe tek pajisjet e tjera teknologjike, synojnë që orën e dorës përgjithmonë ta lenë në vitrinat e shitoreve.

Një nga shtatë persona nuk sheh arsyen pse të mbajë orë dore, përfundon Agjencia për Hulumtimin e mendimit publik ”Mintel”. Dhe pse 86 për qind e njerëzve mbajnë ende orë dore, të rinjtë shumë më pak e kanë këtë shprehi. Blerësit sot më shumë blejnë orë dore si aksesor mode, e jo si diçka që do të tregonte kohën. /Telegrafi/