Telegrafi

Një nga rojet e French Montanës arrestohet për “mbajtje të paligjshme” gjatë një ndeje në një klub nate me reperin

Ai mbajti një fjalim të fuqishëm në emër të emigrantëve në skenën e MTV VMA, ndërsa prezantoi çmimin për “Videon nmë të mirë latine” të hënën në mbrëmje.

Por gjërat nuk ishin aq të qeta për reperin francez French Montana, pas ngjarjes fatkeqe të të tij të martën në mëngjes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

French Montana në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Artisti 34-vjeçar u kap në mes të një arrestimi që përfshin sigurinë e tij në një klub nate.

Lexo po ashtu Situatë e pakëndshme për reperen Cardi B në MTV VMA, fustani i hapur gati i zbulon më shumë se që duhet

Francezi ishte në klubin e natës “Avenue” në New York së bashku me 2 Chainz, ASAP Ferg dhe DJ Khaled të hënën pas mbarimit të shfaqjes MTV VMA në New Jersey.

Dhe ndërsa artistët dukej se ishin në qejf, gjërat ndryshuan rreth orës 02:30 të së martës, kur një person nga ekipi francez u fut në telashe.

Sipas burimeve, një anëtar i sigurisë u arrestua për atë që besohej se ishte “mbajtje e paligjshme”. Nuk është raportuar se çfarë kategorie e posedimit të paligjshëm ishte.

French Montana në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Videot dhe fotografitë e marra nga rojet e klubit panë rojen e reperit me duar pas shpinës, ndërsa policia e rrethoi.

Dhe me orët e para të mëngjesit të së martës, gjërat nuk dukej se do të përmirësoheshin për interpretuesin e hitit “Coke Wave 4” dhe ekuipazhin e tij. /Telegrafi/