Site icon Telegrafi

Një nga qytetet më të mëdha të Australisë është aq i qetë saqë një kangur i erdhi për vizitë

Njerëzit mund të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së coronavirusit mirëpo jo edhe kafshët, kjo pasi një kangur në Australi u pa të dielën në rrugët e shkreta në qendër të qytetit të Adelaide.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Adelaide është një qytet bregdetar me më shumë se 1.2 milion banorë.

Kanguri u vërejt nga Policia e Australisë së Jugut në kamerat e sigurisë, ndërsa një zëdhënës ka thënë që ai i shpëtoi një aksidenti rrugor.

“Ishte krejt unike”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ka të ngjarë që qetësia e bllokimit e tërhoqi kangurin në qendër të qytetit.

Si masë paraprake e frenimit të përhapjes së coronavirusit, australianëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa dalja e tyre lejohet veç në raste thelbësore./Telegrafi/

Exit mobile version