Telegrafi

Një nga pesë meshkuj nuk përdor dezodorans

Një nga pese meshkuj ka pranuar se asnjëherë nuk ka përdorur dezodorans apo çfarëdolloj spërkatësi për trup, ndërsa numri i njëjtë i meshkujve asnjëherë nuk i lajnë flokët me shampon.

Rreth 30 për qind e meshkujve nuk duan të përdorin xhel për dush, ndërsa 17 për qind e meshkujve asnjëherë nuk kanë vënë preparat për mbrojtje nga dielli.

Megjithatë, rezultatet kanë treguar se gjeneratat e reja shpenzojnë 50 për qind më shumë në preparatet kozmetike sesa që kanë bërë prindërit e tyre.

Mirëpo, këta janë kryesisht meshkuj të ri, të cilët janë të gatshëm t’i pranojnë produktet, të cilat në të kaluarën janë konsideruar si të dedikuara vetëm për gjininë tjetër. /Telegrafi/