Site icon Telegrafi

Një nga pemët e Krishtlindjeve më të shtrenjta ndonjëherë, e tëra e mbuluar në ari

Ndonjëherë, “paratë rriten në pemë”.

Një tregtar gjerman ari duket se ka prodhuar një nga pemët më të shtrenjta të Krishtlindjeve ndonjëherë, duke krijuar një ekzemplar prej 5.5 milionë dollarësh.

“Pema e artë e Krishtlindjes ilustron këtë kuptim të metalit të çmuar në një mënyrë mbresëlënëse”, tha Benjamin Summa, zëdhënës i Pro Aurum.

Pema afërsisht dhjetë metra e gjatë, e cila u ekspozua në selinë e shitësve të argjendarisë në Mynih për disa ditë, u krijua për nder të 35 vjetorit të kompanisë, përcjell Telegrafi.

Ajo përbëhet nga 2,024 monedha ari. Madje, edhe në vend të yllit tradicional, dekorimi jashtëzakonisht i shtrenjtë është zbukuruar me një monedhë 24 karatëshe.

Por, Pro Aurum ka theksuar se kjo pemë prej ari nuk është në shitje.

Ndër tjera, është interesante që ajo nuk është më e shtrenjta ndonjëherë.

Ky nder shkon për një ekzemplar prej 11 milionë dollarësh që u shfaq në hotelin Emirates Palace në Abu Dhabi në vitin 2010. /Telegrafi/

Exit mobile version