Pamjet e një tifozi me të dashurën e tij në Kupën e Botës janë bërë virale.
Dyshja ishin në turmë gjatë përballjes çerekfinale të Brazilit kundër Kroacisë.
Gjatë asaj që ishte një pushim në lojë, çifti u kap nga një prej kamerave të shumta të vendosura rreth stadiumit dhe u shfaq në ekranin e madh.
Burri u pa duke mbajtur telefonin e tij teksa partnerja e shikonte në të ndërsa aplikonte make-up në sytë e saj.
Megjithatë, gjërat ndryshuan shpejt pasi burri dukej se tërhoqi vëmendjen e dikujt që ishte jashtë ekranit, ai buzëqesh dhe shkel syrin disa herë.
Në këtë moment, e dashura e tij pothuajse menjëherë ngriti sytë dhe i hodhi një vështrim burrit pa ndonjë përshtypje.
Best thing I’ve seen at the World Cup so far pic.twitter.com/wTB6SyzPLI
— Gecko?❤ (@AcevenGecko) December 9, 2022
Megjithatë, nuk dihet nëse ajo kapi veprimin e tij, apo ishte e pakënaqur me telefonin që lëvizte.
Sidoqoftë, klipi u bë viral, me një përdorues që postoi videon me një mbishkrim ku shkruhej: “Gjëja më e mirë që kam parë në Kupën e Botës deri më tani”.
Përdoruesi të shumtë komentuan rreth situatës së çiftit.
Humori i çiftit me siguri ndryshoi për të keq pasi Brazili u rrëzua nga Kupa e Botës pas një humbjeje dramatike me penallti kundër finalistit të vitit 2018, Kroacisë.
Tani Kroacia do të përballet me Argjentinën për një vend në finale. /Telegrafi/