Site icon Telegrafi

Një nga pacientët në gjendje të rëndë pas shpërthimit të rezervuarit të naftës

Pas zjarrit të shpërthyer sot në njërën nga depot e kompanisë së derivateve Al Petrol në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy persona.

Kirurgu Adem Kllokoqi ka deklaruar për Klan Kosova se pacienti i parë është banor i Komunës së Drenasit, ndërsa është ende në gjendje të rëndë shtëndetësore.

Lexo po ashtu Katër të lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh në Miradi të Fushë Kosovës (Video/Foto)

“Pacienti i parë ka mbiemrin Thaçi dhe është banor i Drenasit. Ai ka pësuar një djegie të rëndë. Ne kemi kryer një intervenim kirurgjik të pacientit ndërsa të hënën llogarisim intervenimin e radhës. Zakonisht intervenimi bëhet cdo të dytën ditë. Gjendja e tij është shumë e rëndë”, është shprehur ai.

“Ndërsa pacienti i dytë është në gjendje më të mirë, ka djegie më të lehtë. Ai ka vendosur trajtimin e mëtejshëm ta bëjë në kushte shtëpie”, ka thënë ai.

Exit mobile version