Chelsea arriti të fitonte trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në histori të tyre, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 1-0 në Portugali.
Por, derisa shumica e kamerave ishin të fokusuara të festa e lojtarëve të The Blues, një prej tyre ishte më afër gjyqtari të takimit, Mateu Lahoz.
Spanjolli që ndau drejtësinë në takimin e luajtur në Estadio do Dragao, kishte një moment emocional pas vërshëllimës së fundit.
لمن لايعلم .. سبب بكاء ماتيو لاهوز حكم #نهائي_دوري_أبطال_أوروبا اليوم ، أنها مباراة أعتزاله
For those who do not know … the reason for crying Mateu Lahoz, referee of the European Champions League final today, is the match of his retirement pic.twitter.com/7sV4mkrQEO
— محمد الكعبي (@Qatari) May 29, 2021
Lahoz filloi të emocionohej, aq sa nuk arriti t’i mbante lotët, e që kamerat më pas u fokusuan tek ai.
Ky ishte takimi i fundit për gjyqtarin me përvojë të madhe, pasi ai ka konfirmuar se do të pensionohet.
Lahoz u vlerësua shumë lartë për referimin që bëri në finalen mes Manchester Cityt dhe Chelseat, duke mos lënë vend për diskutime. /Telegrafi/