Telegrafi

Një nga mjekët e përfshirë në vdekjen e Matthew Perry u paraqit në gjykatë dhe u deklarua fajtor

Foto: EPA-EFE

Një nga dy mjekët e akuzuar në lidhje me vdekjen e Matthew Perry bëri paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale në Los Angeles të premten, pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe bashkëpunoi me prokurorët.

Mark Chavez është në mesin e pesë personave të akuzuar për vdekjen e Perryt, i cili u gjet në një vaskë në shtëpinë e tij. Në fillim të këtij muaji, ai nënshkroi një marrëveshje me prokurorët për t’u deklaruar fajtor për komplot për shpërndarjen e ketaminës anestezike kirurgjikale.

“Chavez ka rënë dakord të pranojë fajësinë për një akuzë të komplotit për shpërndarjen e ketaminës dhe ka nënshkruar një marrëveshje pranimi të fajësisë”, tha dje Departamenti i Drejtësisë, “Në gjyq, do të caktohet një datë për ndryshimin e procedurës së pranimit të fajësisë nga Chavez për të caktuar një datë për seancën dëgjimore”.

Në fillim të këtij muaji, mjeku nënshkroi një marrëveshje me prokurorët për t’u deklaruar fajtor për komplot për shpërndarjen e ketaminës anestezike kirurgjikale. Në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ai pranoi se kishte marrë ketaminë nga ish-klinika e tij dhe nga një shpërndarës me shumicë ku kishte paraqitur një recetë false.

Pesë të dyshuar janë akuzuar në lidhje me vdekjen e aktorit të lidhur me ketaminë, njoftoi të enjten prokurori amerikan Martin Estrada gjatë një konference për shtyp në Los Angeles.

Në grupin e të dyshuarve është edhe një asistent, dy mjekë dhe një grua e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”. Estrada thotë se të pandehurit janë pjesë e një “rrjeti të gjerë kriminal të nëndheshëm” që furnizonte me ketaminë Perryn dhe të tjerë.

Perry u gjet i vdekur nga ndihmësi i tij më 28 tetor të vitit të kaluar. Ekzaminuesi mjekësor arriti në përfundimin se ketamina ishte shkaku kryesor i vdekjes. /Telegrafi/