Site icon Telegrafi

Një nga mirëpritjet më të mira që i është bërë ndonjë futbollistit, Tonali: Do ta kujtojë gjithmonë këtë

Sandro Tonali është rikthyer në ‘San Siro’, por kësaj radhe si kundërshtar i Milanit.

Mesfushori italian u largua nga Milani gjatë afatit kalimtar veror për tu transferuar te Newcastle United për shumën e 80 milionë eurove.

Fati deshi që Milan dhe Newcastle të jenë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve dhe Tonali të rikthehet në San Siro, por kësaj radhe si kundërshtar i Rossonerëve.

Italiani është pritur në mënyrë të mrekullueshme nga tifozët kuqezi si në fillim të ndeshjes, por edhe në minutën e 72-të kur u largua nga ndeshja teksa 65 tifozë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur atë.

“Realisht, e mendoja një pritje të bukur, pozitive, ndonëse përpara se të zbresësh në atë që ishte shtëpia jote gjithmonë një frikë të kaplon, se mos ndoshta gjërat nuk shkojnë siç mund të duam”.

“E shijova çdo minutë të pritjes që më bënë tifozët e Milanit dhe realisht kjo është një mbrëmje që do e kujtoj përgjithmonë. Gjithashtu, nuk mund ta fsheh pasionin tim për Milanin, madje nuk isha unë ai që doja të largohesha nga Milani”, tha Tonali.

Tutje mesfushori italian ka lavdëruar ish-skuadrën e tij që bënë një ndeshje të madhe, edhe pse rezultati përfundimtar ishte 0-0.

“Pashë një Milan të madh, me lojtarë të shkëlqyer dhe që bëri një ndeshje shumë të mirë. Ne kishim ardhur mbi të gjitha për të mos pësuar dhe mendoj se në fund mund të jemi në rregull me pikën e marrë”.

“Ky është grupi më i fortë i Ligës së Kampionëve, kështu që çdo pikë do të jetë e rëndësishme deri në fund të grupit”, deklaroi mesfushori italian. /Telegrafi/

 

Exit mobile version