Telegrafi

Një nga merimangat më helmuese e zë gjarprin vdekjeprurës në rrjetë, çfarë mendoni kush ka fituar? (Video)

Merimanga me shpinë të kuqe është një nga merimangat më helmuese në botë.

Në shikim të parë nuk duket edhe aq e rrezikshme, por ballafaqimi me gjarprin ngjyrë kafe e dëshmon këtë më së miri, transmeton Telegrafi.

Besohet se kjo merimangë me vetëm një pickim, mund ta lë të vdekur në vend njeriun, transmeton Telegrafi.

Këto dy krijesa janë ‘përleshur’ në një magazinë në Australi, kurse beteja ishte mjaft e frikshme.

Gjarpri ishte lidhur me rrjetën e saj, dhe në atë moment merimanga ishte e gatshme për sulm.

Gjarpri në asnjë mënyrë nuk kishte gjasa të fitonte edhe përkundër faktit që ka trup më të gjatë dhe kafshim helmues. /Telegrafi/