Telegrafi

“Një nga këmbët e mia e pashë në gojën e tij”: Surfisti tregon se si shpëtoi nga sulmi i peshkaqenit gjigant (Foto/Video)

Për Nick Wapner, mëngjesi i së martës në Montaña de Oro State Park ishte një ditë tipike e surfingut me miqtë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Wapner, i cili ka zbuluar se me surfing është marrë që kur ishte 4 vjeç.

Por kjo nuk kishte shumë rëndësi atë ditë.

Rreth orës 10:00 të paradites, pas rreth një ore në oqean, Wapner tha, një peshkaqen i madh i bardhë doli nga poshtë tij.

Madje, siç ka rrëfyer ai, as që kishte vërejtur ndonjë shenjë më parë.

“E gjitha ndodhi shpejt, por u ktheva dhe pashë se kisha njërën këmbë në gojën e tij”, tha Wapner.

Peshkaqeni kishte kafshuar pjesën e poshtme të këmbëve të tij dhe pastaj deri në kofshët e tij.

Në një luftë që vlerësohet të ketë zgjatur disa sekonda, ai e kishte goditur peshkaqenin në kokë dhe kishte mundur të largohej.

Surfisti me përvojë ka thënë se ai nuk kishte ndjerë ndonjë dhimbje fillimisht, pasi adrenalina kishte “goditur” trupin e tij.

Ai e vlerësoi që peshkaqeni të ketë qenë mbi 4 metra i gjatë.

Siç është bërë e ditur, në kohën e sulmit, miqtë e Wapner ishin kthyer përsëri në breg, dhe ai rikujton të ketë bërtitur: “Unë sapo u sulmova nga një peshkaqen”.

“Qëllimi im kryesor ishte të shkoja në breg të plazhit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai. “Kur arrita në breg, unë isha shtrirë në plazh duke u përpjekur për të përpunuar gjithçka që ndodhi”.

Ai më pas kishte hequr mbathjet e tij dhe kishte mbështjellë me peshqir këmbët e tij të përgjakura.

Ai thotë se ishte i vetëdijshëm kur një nga miqtë e tij e çoi atë në Qendrën Rajonale Mjekësore të Sierra Vista në San Luis Obispo – ku i bënë 50 qepje para se të lirohej nga spitali. /Telegrafi/