Videoja e publikuar më poshtë shfaq kartelin më të fuqishëm në Meksikë, që kishte arritur ta kapë anëtarin e një bande rivale të cilin e kishte zhveshur dhe lidhur për karrige.
E sikur kjo të mos u mjaftonte, pasi që e kishin ekzekutuar trupin e tij të pajetë e kishin varur në një mbikalim, transmeton Telegrafi.
Anëtarët e armatosur të kartelit Jalisco New Generation shihen në video duke qëndruar pranë Adolfo Mendoza Valencia, i cili ishte përgjegjës për drogën që qarkullonte nëpër Guanajuato të Meksikës. Ai ishte pjesë e një karteli kundërshtar i njohur si Santa Rosa de Lima.
Mendoza Valencia që njihej si El Michoacano, ishte zhveshur dhe lidhur në një karrige, kurse zëri që vinte prapa kamerës që filmonte vazhdimisht e merrte në pyetje.
“Quhem Adolfo Mendoza Valencia i njohur si El Michoacano”, dëgjohet duke thënë viktima i cili shtoi se “shiste drogë në Valle de Santiago”. /Telegrafi/