Site icon Telegrafi

Një nga gratë më të fuqishme në botë nuk dëshiron që t’i shihni këto fotografi (Foto/Video)

Në fronin e Anglisë, asnjë monark nuk ka kaluar më shumë kohë sesa Mbretëresha Elizabeth II. Ajo erdhi në fron në vitin 1953, kur ishte vetëm 25-vjeçe.

Gjatë mandatit të saj ka përcjellë dymbëdhjetë kryeministra, shtatë kryepeshkopë të Canterburyt dhe shtatë krerë të Kishës Katolike, transmeton Telegrafi.

Dikush që praktikisht gjithë jetën e ka kaluar në një pozitë të tillë, njerëzit presin nga ajo të ketë sjellje të rrepta në përputhje me rregullat e mirësjelljes, por mbretëresha herë pas here ka ditur të relaksohet dhe të befasoj me disa të papritura të këndshme.

Gjatë 63-viteve në fron, kemi pasur rastin ta shohim në rolin e mekanikes, por edhe me pushkë automatike në duar.

Mbretëresha si mekanike

Në kohën kur kjo video është realizuar mbretëresha nuk ka qenë në fron, por princeshë po – pjesë e familjes mbretërore. Princeshën e re siç mund të shihet në videon e rrallë, mbreti dhe mbretëresha e kishin takuar në qendrën e Kryqit tëKuq në rroba të punëtorëve derisa rregullonte një motor.

Fotobombë

Mbretëresha rastësisht e ka gjetur veten në një fotografi, në të cilën sigurisht se nuk kishte planifikuar të jetë. Gjatë lojërave të Commonwealth në Glasgou gjatë vitit 2014, dy lojtare australiane të hokejit kishin bërë një selfie, ku në ato momente rastësisht ishte duke qëndruar prapa shpinës së tyre mbretëresha Elizabeth II.

Skeçi me JamesBond-in

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012 nuk ka mund të kalojë pa prezencën e mbretëreshës, por askush nuk kishte pritur se do të jetë më shumë se mysafire nderi. Megjithatë, publiku në mbarë botën ishte befasuar kur gjatë një pjese të ceremonisë, u shfaq njëskeç me mbretëreshën dhe JamesBond-in në rolin kryesor.

Mbretëresha me pushkë automatike

Mbretëresha Elizabeth II, është Komandant Suprem i forcave të armatosura britanike, por kjo nuk do të thotë se roli i saj duhet të jetë edhe në fushëbetejë. Megjithatë, mbretëresha e Anglisë gjatë një vizite në poligonin e qitjes ku ushtron Ushtria të cilën e komandon, kishte dashur të provojë ndjenjën e gjuajtjes me pushkë automatike. Në vitin 1993 ishte shkrepur një fotografi e saj me pushkë automatike në duar, të cilën mediat kohë pas kohe e publikojnë me krenari.

Kujdes! Mbretëresha pranë timonit

Njëra nga fotografitë ndoshta më të pazakonta gjatë 50 viteve në fron, është ajo ku mbretëresha shihet me kapuç në kokë duke vozitur një veturë.

Mbretëresha në kohën e fëmijërisë

Mbretëresha më 21 prill mbush 90 vjet, kurse në prag të ditëlindjes së saj në rrjete sociale po postohen fotografi të ndryshme kur Elizabeth ishte fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version