Site icon Telegrafi

Një nga filmat fitues në Anibar Festival – në listën e ngushtë të nominimeve për çmimin Oskar

Një nga filmat e listës është “The Bigger Picture”, film i punuar nga Daisy Jacobs, që ka diplomuar në degën e karaktereve të animacionit në UAL – University of Arts në Londër.

Filmi është xhiruar me karaktere të pikturuara, me madhësi reale që lëvizin nëpër muret që po ashtu kanë madhësi reale, ndërsa karakteret e animuara ndërveprojnë me objekte reale.

“The Bigger Picture” është film i fitues i kategorisë Best Student në këtë edicion të festivalit të animacionit Anibar.

Përveç tij, edhe filmat si “Symphony No. 42”, nga Reka Bucsi, dhe “Coda” nga Alan Holly – që ishin pjesë e programit të Anibar – janë po ashtu pjesë e listës prej 10 filmave më të mirë të animuar për këtë vit.

Ceremonia e 87-të e ndarjes së çmimeve Oskar do të mbahet me 22 Shkurt, 2015 në Teatrin Dolby në Hollywood, ku si çdo vit do të transmetohet live në mbi 225 shtete, përfshirë edhe Kosovën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version