Site icon Telegrafi

Një nga boksierët më të njohur në botë njoftoi divorcin një orë pasi gruaja e tij solli në jetë një fëmijë

Një nga boksierët më të njohur sot, Ryan Garcia, ka njoftuar lindjen e djalit të tij (Henry Leo), ndërsa një orë më vonë ka njoftuar divorcin nga bashkëshortja e tij, modelja e njohur Andrea Celine.

25-vjeçari njoftoi ndarjen me gruan e tij në llogarinë e tij në Instagram dhe ata ishin së bashku për tre vjet.

“I jam mirënjohës Zotit, tashmë e dua shumë. Është aq i shpejtë që tani, saqë iu deshën vetëm tetë minuta për të mbërritur në këtë botë. Ai do të jetë dhjetë herë më i fortë, dhjetë herë më i mençur dhe dhjetë herë më i mirë se unë, por do të duhet të punojë 10 herë më shumë nga unë”, u shpreh ai.

Në një postim tjetër, Garcia theksoi: “Ndërsa hyj në një kapitull të ri në jetën time, me zemër të thyer më duhet të njoftoj se unë dhe Drea po divorcohemi”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ryan Garcia

Boksieri, i cili ka rekordin 24-1, tha se do të mbështesë financiarisht dy fëmijët e tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Se sa i famshëm është ai e dëshmon më së miri fakti se ka 10.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa për shembull Tyson Fury ndiqet nga vetëm 6.8 milionë fansa.

Garcia dikur ishte kampioni i përkohshëm botëror i peshave të lehta në WBC. /Telegrafi/

Exit mobile version