Site icon Telegrafi

Një nënë publikon fotografinë e momentit kur identifikon djalin e saj të vdekur nga mbidoza – për të ndërgjegjësuar të tjerët (Foto)

“Duke mbajtur djalin tim të vdekur në krahët e mi, kjo është fotografia e varësisë. Kjo është ajo çfarë ndodh”.

Këto janë fjalët e fuqishme të një nëne që ka marrë vendimin e guximshëm për të publikuar momentin kur ajo kishte identifikuar trupin e djalit të saj.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrew Jugler kishte luftuar me varësinë për tetë vjet përpara se të ndërronte jetë në tetor të vitit të kaluar. Ai ishte vetëm 29 vjeç.

Dhe tani nëna e tij, Nora Sheehan, 56, ka publikuar një fotografi tronditëse për të ndërgjegjësuar të tjerët që mos të bien viktima të drogës.

Siç bëhet e ditur, djali i saj, kishte filluar të merrte ilaçe kundër dhimbjeve në vitin 2010 përpara se të transferohej në heroinë dhe fentanil, duke jetuar në një komunitet në pyjet rreth Elktonit, Maryland.

Verën e kaluar varësia e tij “shpërtheu” dhe një përpjekje për rehabilitim kishte dështuar.

Ai vdiq më 7 tetor, por u bënë edhe dy ditë të tjera kur Nora të mund të identifikonte trupin e tij.

Ajo tha: “Deri atëherë unë kam qenë duke mbajtur shpresë. Ata më thanë të përgatitesha për erën në dhomë, sepse trupi i tij kishte qenë jashtë për një kohë në mot të nxehtë”.

“Kjo ishte gjëja më e pakët që e kisha menduar. Doja ta mbaja atë dhe ta përqafoja atë për herë të fundit”. /Telegrafi/

Exit mobile version