Site icon Telegrafi

Një nënë nga Fushë-Kosova kërkon ndihmë ekonomike, për vajzën që do sjell në jetë

Familja katëranëtarëshe e Emine Krasniqit nga Fushë Kosova kërkon ndihmë ekonomike.

Ajo jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, ndërkohë është edhe shtatzënë në pritje të fëmijë së saj të tretë, të gjinisë femërore.

Eminja nuk ka kushte dhe mundësi që t’ia plotësoj të gjitha kushtet vajzës së saj e cila pritet të vij në jetë, andaj bën thirrje për ata që mund ta ndihmojnë me veshmbathje dhe gjëra të ndryshme që i duhen një foshnje.

“Burri nuk më punon, i kam dy djem. Njëri shtatë vjeçar dhe tjetri gjashtë. Të dy janë në shkollë. Social nga shteti nuk marr, dhe nuk kam të ardhura të ekonomike. Jam shtatzënë dhe së shpejti kam për të lindur. Kush mund të më ndihmojë me gjërat elementare për një foshnje, pasi nuk kam asgjë”, rrëfen ajo për Telegrafin.

Të gjitha ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje ekonomikisht dhe me veshmbathje, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni 049465738. /Telegrafi/

Exit mobile version