Thonë se një herë është fat, dy herë është rastësi dhe tre herë është model.
Dhe për një nënë nga Florida, ky citim nuk mund të jetë më i vërteti.
Kristen Lammert nga Oveida në Florida lindi të tre vajzat e saj në të njëjtën datë, por ato nuk kanë të njëjtën moshë, përcjell Telegrafi.
Kristen, 32 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj Nick mirëpritën Sophia-n fillimisht, më 25 gusht 2016 dhe Giulianën më 25 gusht 2018.
Më pas, çifti u trondit kur vajza e tyre e tretë, Mia, erdhi në 25 gusht 2021.
Kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë Giuliana, Kristen kishte një ndjenjë se do të kalonte ditën e ditëlindjes së tretë të vajzës së saj të parë në dhomën e lindjes, por që kjo të ndodhte për herë të tretë ishte tronditja e fundit.
“Sa më shumë i afroheshim 25 gushtit dhe sa më shumë bënim shaka për të në shtëpi, aq më shumë doja që të ndodhte”.
Ndërkohë, Sophia me besim u tha të tjerëve se do të merrte një motër tjetër për ditëlindjen e saj të gjashtë.
“Ajo donte që kjo të ndodhte dhe unë mendova: Epo, mundet”, kujton Kristen.
Çfarë është gjithashtu interesante është fakti se secili fëmijë ka saktësisht tre vjet diferencë, Sophia është 6, Giuliana është 3 dhe vogëlushja Mia tani është dy muajshe.
Në botën e statistikave, shanset për të pasur tre fëmijë me të njëjtën ditëlindje janë shumë të vogla sipas Dr. Christine Greves, një gjinekologe në spitalin Orland Health Winnie Palmer për Gratë dhe Bebet.
“Është jashtëzakonisht e rrallë”, thotë ajo. “Ne kemi folur me disa statisticienët dhe ata thonë se është vërtet e vështirë të llogaritet”.
Sidoqoftë, familja Lammert nuk është e vetmja familje që përjeton një fenomen të tillë.
Mbajtësi i Librit të Rekordeve Guinness për numrin më të madh të fëmijëve të lindur në një familje në të njëjtën ditë është familja Cummins e Virxhinias, e cila kishte pesë.
Catherine, Carol, Charles, Claudia dhe Cecilia kanë lindur të gjithë më 20 shkurt, por në vite të ndryshme. /Telegrafi/