Prindërit duhet të jenë vërtet të mirë në përballimin e sfidave dhe duhet të kenë shumë durim e nerva të forta.
Duke gjykuar nga një nënë nga Arizona, Teksas, disa prindër të binjakëve janë gjithashtu shumë të shkathët për të gjetur këshilla dhe truket të ndryshme.
Në videon e saj tani virale në TikTok, Laura tregoi se si kontrollon për të parë nëse djemtë e saj janë në gjumë ndërsa ngasin në një veturë. Truku është efektiv dhe mund të thuhet me siguri se është shumë i ëmbël.
“Jaymo, më lër të shoh këmbën tënde”, thotë ajo dhe më pas djali i saj ngre këmbën dhe nxjerr një tufë gishtërinjsh të adhurueshëm. Pastaj ajo thotë, “Jackson, më lër të shoh këmbën tënde” dhe përsëri, një këmbë e vogël identike fluturon për t’i treguar asaj se fëmijët po e dëgjojnë dhe nuk po flenë.
Videoja është parë më shumë se 17.8 milionë herë dhe ndjekësit mendojnë se është gjëja më e ëmbël që kanë parë ndonjëherë. /Telegrafi/
@hi_its_laura Twin toddler life #foryoupage #fyp #babies #twins #over30 #millenialmom ♬ Let Me See Your Foot – laura