Policia hungareze ka dhënë detaje të një incidenti të tmerrshëm pranë kufirit kroato-hungarez.
Gjegjësisht, një shtetase kroate e cila ka lindur në Hungari, ka lënë të porsalindurin e saj në një nga vreshtat afër kufirit.
Nëna më pas u transportua në një spital në Osijek, raporton index.hr.
Policia hungareze thotë se ajo supozohej se kishte lindur në Hungari.
Policia e këtij vendi me ndihmën e kolegëve kroatë ka gjetur të porsalindurin. Mjekët arritën ta mbanin në jetë foshnjën derisa arriti ambulanca.
I porsalinduri më pas është transportuar me helikopter në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. /Telegrafi/