Ajo di gjithmonë si të godasë me pozat e saj para kamerës.
Por kohët e fundit Pamela Anderson, veproi si fotografe për djalin e saj Dylan Lee, 19 vjeç, i cili është një model aspirues, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Anderson realizoi disa fotografi shumë të bukura për revistën “ODDA”.
Fotografitë me ngjyrë u kapën nga Diego Villarreal për të treguar pamjen e parë të Pamelas pas kamerës për revistën “Artsy”.
Ndërsa fotografitë bardhë e zi janë ato të cilat Pamela i ka realizuar vet për djalin e saj, duke treguar në një lloj mënyre edhe talentin e saj si fotografe.
Pamela zbulon se ajo është mjaft e talentuar me kompozimet e të zezës me të bardhë.
Ajo fotografoi Dylanin para një pellgu me bimë dhe kafshë të egra, të cilët ndodheshin të gjithë rreth tij
49 vjeçarja gjithashtu kap imazhet e tij në një pishinë në pafundësi me horizontin e Los Angeles në prapavijë.
Djali 19-vjeçar i Pamelaa dhe bateristti Tommy Lee ka qenë në biznesin e modelimit për disa vite, kështu që ai e di se si të godasë me një paraqitje para kamerës.
Adoleshenti bëri debutimin e tij në vitin 2016, kur luajti në një fushatë të Saint Laurent.
Fushata e sheh atë duke qëndruar pa këmishë në plazh në Malibu, duke bërë sërf. Ai luan edhe kitarën, duke ‘rrahur’ atë në rërë dhe në majë të një makine të vjetër. /Telegrafi/