Site icon Telegrafi

Një nënë erdhi në palestër me një fëmijë gjashtë muajsh – disa e lavdëruan, disa e kritikuan

Një nënë publikoi në Instagram një video të saj duke u futur në palestër me vogëlushin e saj. Teksa ajo ishte duke ushtruar, foshnja ishte shtrirë jo shumë larg saj në një batanije dhe video shumë shpejt u bë virale me më shumë se 25 milionë shikime që nga postimi i saj.

Videoja tregon një nënë të re duke bërë stërvitje ndërsa foshnja e saj gjashtë muajshe shtrihet në një tapet palestri. Ajo që zemëroi dhe shqetësoi shumë njerëz që shikuan videon ishte fakti se foshnja nuk ishte në ndenjëse apo ndonjë produkt tjetër që do të siguronte siguri më të mirë për fëmijën.

Në komentet poshtë videos virale janë përgjigjur disa mijëra njerëz dhe shumë kanë vendosur të shprehin pakënaqësinë e tyre për vendimin e kësaj nëne.

“Unë nuk kam fëmijë, por kjo më duket si një ide e çmendur”, “Kjo është e çmendur. Po e vëni fëmijën në rrezik”, “Ka shumë ushtrime që mund t’i bëni në shtëpi pa e vënë në rrezik fëmijën tuaj. Mendoni përsëri”, janë disa nga komentet poshtë videos.

Sidoqoftë, disa komentuesve u pëlqeu kjo ide dhe bënë shaka se foshnja duhet të kishte bërë një grup ushtrimesh, dhe jo vetëm të shtrihej dhe të vëzhgonte se çfarë po ndodh rreth saj. /Telegrafi/

Exit mobile version