Telegrafi

Një nënë detyron djalin të qaj për ‘pëlqime’ në rrjetet sociale

Një Youtuber nga Amerika është kritikuar pasi bëri të birin të pozonte para kamerës duke qarë për të marrë më shumë pëlqime në rrjetet sociale.

Ndonëse e ka fshirë videon nga kanali i saj në YouTube, ajo është përhapur edhe në rrjetet e tjera sociale. Në të, shihet një nënë e ulur me djalin e saj në veturë dhe duke shpjeguar se si qeni i tyre vdiq.

Djali pranë saj qan dhe ajo e fton që t’i afrohet dhe të shikojë kamerën.

“Lutuni për ne, ne e vlerësojmë”, thotë nëna para kamerës dhe më pas fton të birin që t’i afrohet edhe më shumë.

“Vëre kokën mbi shpatullën time dhe bëj sikur po qan”, i tha ajo djalit në pjesën që mesa duket kishte harruar ta heqë.

“Po qaj”, i përgjigjet djali i saj. Më pas ata të dy shikojnë kamerën, derisa mamaja më në fund mbyll regjistrimin me fjalët: “Na rregull, mbaroi”.

Njerëzit u tronditën nga sjellja e nënës dhe as që u përpoqën ta fshihnin në komentet e tyre.

“Ky është si një episod i Black Mirror”, “Kur ndihem si prind i dështuar, shikoj këtë video dhe ndihem menjëherë më mirë”, “Shfrytëzimi i turpshëm i fëmijëve”, “A ka thirrur dikush shërbime sociale për të?”, “Unë Jam i inatosur”, disa janë nga komentet. /Telegrafi/

Mom forces her son to take a thumbnail for her YouTube channel just after his dog died
byu/infinitiumvortex inTikTokCringe