Telegrafi

Një nënë depiloi fytyrën e vajzës 10-vjeçare, has në kritika të ashpra

Ashlee Pease është një nënë e pesë fëmijëve që shpesh ndan histori të familjes në TikTok me emrin @thepeasefamily, ku ka mbi 200 mijë ndjekës.

Në një video, e cila deri më tani ka mbledhur dy milionë shikime, kjo nënë zbuloi se vajza e saj ishte ngacmuar në shkollë për shkak të qimeve në fytyrë. Si zgjidhje për problemin, vajza e saj Xhisiela i kërkoi mamasë të hiqte qimet midis vetullave dhe sipër buzës së sipërme.

Pas disa tentativave, disa nga flokët ende nuk arritën të dilnin, kështu që Ashlee vendosi ta çonte vajzën e saj te një profesionist për ta bërë atë siç duhet dhe ndoshta me më pak dhimbje.

@thepeasefamily She has some stubborn hairs ? #thepeasefamily ♬ original sound – The Pease Family

E ndërsa kjo mama mendonte se bëri gjënë e duhur për të ndihmuar vajzën e saj, shumë njerëz në komente arritën në përfundimin se ajo nuk bëri gjënë e duhur.

Një komentues shkroi se “Ajo është e bukur dhe nuk kishte nevojë për të. Kështu i lini fëmijët që tallen me të të marrin atë që dëshironin”.

“Disi mendoj se fëmijët nga shkolla e saj tani po e shikojnë këtë dhe ndjejnë kënaqësinë që e kanë sjellë deri në këtë pikë. Duhet t’i kishe shpjeguar se është e bukur ashtu siç është dhe se nuk ka nevojë për asnjë depilim”, ka komentuar një tjetër. /Telegrafi/