Mbi një në tre firma në Itali rrezikojnë të mbyllen për shkak të efekteve të coronavirusit, tha të martën ISTAT.
“Ndikimi i krizës tek bizneset ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i shpejtë”, ka thënë agjencia kombëtare e statistikave në një raport, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, raporti flet për firmat me më shumë se tre punonjës, “duke përcaktuar rreziqe serioze për mbijetesën e 38.8% të kompanive italiane që përbëjnë 28.8% të punësimit, rreth 3.6 milionë të punësuar”.
Raporti ka thënë që rreziku ishte më i madh për kompanitë ‘mikro’ (me 40.6% në rrezik mbyllje) të ndjekura nga ato të vogla (33.5%).
Por shtoi se kishte rreziqe të konsiderueshme për firmat e mesme (22.4%) dhe ato të mëdha (18.8%) gjithashtu.
Agjencia ka shtuar se mbi 60% e hoteleve dhe restoranteve në Itali rrezikojnë të mbyllen brenda një viti për shkak të efekteve të urgjencës, duke rrezikuar 800,000 vende pune. /Telegrafi/