Festat e fundvitit janë të njohura shpesh për keqkuptimet që mund t’i keni me kolegët për shkak të rrethanave të “dehjes” le të themi.
Sipas një studimi britanik 1 në 7 femra britanike kanë gjetur dashurinë në ditët e festave.
Ndaj, për këto festa femrat harxhojnë shumë para për t’u rregulluar.
Ky studim tregoi se 38 për qind e femrave pranuan se donin të blinin veshje sa më të bukura për të lënë përshtypje të mirë te kolegët.
Ndërsa 22 për qind u përgjigjën se ndiheshin në siklet që do të shkonin të vetme në festë.
21 për qind e tyre kishin bezdi praninë e shefit në festë, ndërsa 20 për qind e të pyeturve kishin ndjesi të përafërta ditën tjetër./Psikologjia