Marcia dhe Millie Biggs nga Birminghami i Anglisë, kur kanë lindur në korrik të 2006-ës, ishin krejtësisht identike.
Por, me kalimin e kohës njëra nisi të ketë ngjyrë më të mbyllët të lëkurës, ndërsa tjetra më të hapur, me sy të kaltër dhe flokë kaçurrela, transmeton Telegrafi.
Derisa po rriteshin, kjo e fundit ishte shumë më dinamike, i pëlqenin lojërat dhe është drejtuar nga atletika në orët e edukatës fizike.
“Më pëlqen këndimi dhe vallëzimi, jam sikurse princeshë në këtë shtëpi”, ka thënë Millie, e cila ka ngjyrën e mbyllët të trashëguar nga babai me origjinë nga Xhamajka.
Nëna britanike e binjakeve të tilla të ndryshme që ndodhë një në një milion raste të lindjeve, ka thënë se i është dashur t’ua përkujtojmë mësimdhënësve se janë motra. /Telegrafi/
https://youtu.be/LhAMf_ZYhTo